Çaste poetike me poeten;Hyrë H FAZLIJA

Agim Doçit

( Pusho në Paqe, poet!)

Se kam qa në vargun tënd, të Marshit,

kur Kosova vdiste maleve,

pafajësish e vrarë në sy nënash…

Se kam qa në natë me natën

kur nata ish memece…

me thirrjen: Mos ua prishni lumturinë…

Eh, poet…

Kam dashur të jem thërrime shkronje,

kur ti krijoje imazhin e një jete të dlirë dhe lartësoje Shqipërinë në piedestal…

Sot, na e prishe gjumin e natës, atje dhe këtu…kudo…

Nga Qielli i Parajsës,

venero se si jetohet me vargun tënd, poet,

Agim Doçi!

/www.QendraPress.com/