Drejtoresha e Arsimit në Prizren: Jam e kënaqur me rezultatin e vitit shkollor
Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Lulëjeta Veselaj-Gutaj, ka deklaruar se viti shkollor është përmbyllur me rezultate të suksesshme.
“Sot përfunduam zyrtarisht vitin shkollor. Është kënaqësi dhe krenari për të gjithë bashkë që këtë vit shkollor 2023/2024 arritëm ta mbyllim me sukses dhe rezultate të pritshme falë punës dhe angazhimit tonë të përbashkët,” ka shkruar Veselaj-Gutaj.
Ajo ka uruar nxënësit për pushime të mira, duke shprehur shpresën që viti i ri shkollor të fillojë mirë e mbarë.
“Me shpresën se viti i ri shkollor do të fillojë mirë e mbarë, ju uroj nga zemra të gjithëve pushime të mira,” ka thënë ajo