E mërkura poetike me poeten:Ajete POVATA
Me fytyrë nga qielli…
—————————
Mendja
Kjo është çështja
Të njohësh
Të mundësh
Të krijosh
Të ndërtosh fjalë mbi gur
Fjalë mbi fjalë
Fjalë me ngjyrë uji
Buzëqeshje që tërheq një botë…
Dhe
Dhe shikimi
Shikimi përherë të qëndrojë vertikal
Me fytyrë nga qielli
Në çdo kohë
Me pasion ta kapërcesh ylberin…
Dhe
Dhe mos lodhesh
As nga pasioni i ngjyrave
As nga fjala e morrave
As nga bota që në vete mban kurrgjë…
/www.QendraPress.com/