E mërkura poetike me poeten:Antigona DESKU
MË JEP DORËN
Një vogëlush i vockël
Ulur skaj një rruge .
Pa babë e pa nënë
Kërkon një kafshatë buke
Oh , jetë e mjerë
Për fatziun fëmijë
Si s’ju jetë askush
T’i japë të hajë e të pijë.
I strukur ç’më rri
M vret me atë shikim të padjallëzuar
Eja vogëlush pranë meje
Kam diçka për të të ofruar.
Pranë meje vogëlush
Eja dhe pak pusho
Ma thuaj troç
Çfarë të mundon ?
Jeta e vocërrakut
Si poema e mjerimit
Zemra ime valëvitej
Përtej tregimit .
E shikojnë në sy
Mbushëm dhe unë në vaj
Gati sa s’me plasi zemra
Dhimbjen brenda s’mund ta mbaj
Lufta qe kalojë
I mori nënën dhe babanë e tij
Dhe jeta ju bë helm
Mbeti pa shtëpi .
Ç’do të bëjë ky fëmijë?
Mendova gjer e gjatë
Më tha :-
Ma mbaj dorën
Të lutëm vetëm pak.
Dhe i fola vetvetes
Mendjes i thirra Këtij vocërraku
Duhet t’i qesh fytyra
Dorën ia mbaja
E ngroha pran meje
I thash :- Bëhu im bir
Do të marr me vete
. Po vëllezër e motra a ke ?
Më thuaj se ku janë
Vrapo, biri im
Thuaju e gjeta mamanë
Dhe të gjithë së bashku
Do të jetojmë, nën një çati
Buzëqeshi vocërraku me sa kishte fuqi .
Kam një motër
Qe mua më pret
Dhe vëllai i vogël
Qe është akoma në djep.
U nisa më nxitim
Pa e kthyer kokën pas
Nga sot e tutje
Do të bëjë detyrën e mamasë.
Bota le të hesht
Askujt s’do ti jap llogari
Krenar për prindërit e tyre
Që u flijuan për liri.
/www.QendraPress.com/