E mërkura poetike me poeten:Flutura YMERI
Shqipëria ime
————————
Të shoh të plakur,
Shqipëria ime !
Buzëplasur,pret dhe përcjell!
Ku humbi, vallë, mundimi i të parëve,
Klithmat e pabesisë, dëgjohen deri në qiell!
Ku shkoj rinia, djem dhe vajza, si nure,
Pse të qara fëmijësh s’dëgjohen më!
Pse bilbilat nuk ligjërojnë më nëpër pyje,
Kush frymën, pak nga pak, po ta zë!
Nëpër rrugët e qyteteve pleq,
që mbi shpatulla hallet e kohës mbajnë!
Dhe ashtu të dremitur e të lodhur kthehen në sofër,
hallet dhe dertet s’kanë me kë t’i qajnë!
Nata i zë me lot në sy, të mbytur nga malli,
Pa më thuaj,nënëlokja ime ,
Kësaj pune si do t’i vejë halli?
Sa dua të shikojë nuse të stolisur,
Me arat me grurë ngjyrë flori,
nëpër rrugë të vërshoj si lumenj rinia!
Dhe në altarin tënd të shkruhet përsëri,
Fjala Dashuri
E drejta e Autorit
/www.QendraPress.com/