Çaste poetike me poeten:Nasia XHAMALAJ
SI ËNGJËJ.
———————
Një vogëlushe përkëdhel një patë,
ashtu gazmore ngjan me një engjëll,
lumturohet me lulet ,me valët e liqenit rathë, rathë
me ninulla e fjalë mjalta e zë gjumi.,
Një foshnjë gjirin e nënës kërkon,
erën ,aromën e nënës do pranë,
ledhatimin,buzën e nënës që shëron,
dhe e rrit siç rriten në shqota lisat e gjatë.
FËMIJTË.
Sa të bukur janë fëmijët,
me lule ,flutura e zogj i krahasoj,
buzëqeshja e tyre si rrezja e diellit,
zërat e tyre si cicërima zogjsh.
Sytë e tyre si furrnalta dielli,
kur buzëqeshin gjithë botën ngrohin,
krahët e vogla si krahë pëllumbash,
në përqafim mbështjellin gjithë globin.
/www.QendraPress.com/