Çaste poetike me poetin:Bekim BLAKU
PA KUFIZIM
—————————
Kushdoqofshin ata,
Lodhen kot
Vargu juaj, lum miku,
S’ndalet dot
Mbase kanë provuar
Edhe më parë
Mbetën pa kënduar
Të mjerët zuzar
Penda juaj thumbon
Kush e meriton
Prandaj mos u ndal
Si n’fushë a në mal
T’i bësh bjeshkë a hedhi n’det
Thure siç don vetë
Kot përpiqen, miku im
E di, vargu yt s’njeh kufizim.
/www.QendraPress.com/