Çaste poetike me poeten: Ganimete Jakupi DEMIRI

I KËRKOJ FALJE VETËS

—————————————

I kërkoj falje vetës pambarim

Që shqetësohesha për gjëra të kota

E për njerëz pa kuptim

Duke lënë veten mënjanë

Gjithë ato ambicie, ëndrra që kisha

I mbylla në sirtarë

I kërkoj falje vetës

Që asnjëherë nuk rreshta së vrapuari për të tjerët

“Thuaj se lumturia tyre varej nga unë”

Duke bërë të pamundurën

Duke ju falur dashuri shumë, e respekt pafund

E si kompensim asnjëherë nuk mora asgjë

Përkundrazi më nënçmuan sa më s’ka

Më përbuzën e më shanë pa mëshirë

Duke më bërë të ndjehem jo mirë

I kërkoj falje vetës

Për netët e rraskapitura, pagjumë

Për lotët që derdha si lum

Për padrejtësitë që m’i ngarkuan mbi supe

E heshta nuk thashë asnjë fjalë

Sa e fort qëndrova

Si kisha aq durim të madh

I kërkoj falje vetës

Që asnjëherë nuk dija të bëja djallëzi

Të shtiresha si budallaqe

E të thoja asnjë punë nuk di

E të mos merrja asnjë përgjegjësi

Si shumë shoqe të miat ashtu siç jetojnë

Si bëhet vonë për asgjë, veç për vete rrojnë

I kërkoj falje vetës ndonëse me vonesë

Gabimet që bëra gjatë jetës nuk do i përsëris

Tani kam mbledhur mend e kam mësuar

Se veten për të tjerët asnjëherë s’duhet anashkaluar

24.06.2024

Ganimete Jakupi, Zvicër.

/www.QendraPress.com/