Çaste poetike me poeten:Servete  ELEZI

Ju vazhdoni kënaquni

Ndërsa mbushni shpirtin

Me ushqimin tuaj të preferuar

Mprehni gjuhën gjarpërinj

Qysh në lindje qumësht helmuar!

Mua s’më prishët dot shpirtin

As kur ditët mi mjegulluat thartish

As kur nëtët mi zuri agimi zbardhur sysh

Unë do të ecë ëndërrave

Ruaj shpirtin mos më çjerrin

Derisa trishtimi të më bëhet

Njësh me detin!

/www.QendraPress.com/