Çaste poetike me poeten;Shukrije GASHI
ASNJEHERE THUPRAT I BEME BASHKE
Rrugët e djeshme ikën
hëngrën gjellën e kriptueme
kapërdinë heshtjen cep më cep
mëmëdheut i dhembë
Thembra e Akilit
kurrë e mësuan hilen e
Kalit të Trojës Kalorësitë Blue
ç’uzdajë i huaji mbledhë targun
edhe ujemin e harrimit
mashtrimin n’ prag të ditës
që kurrë erdhi as nesër
të vdekshmit i hanë
krimbat gjithmonë
as njëherë thuprat i bëmë bashke…
/www.QendraPress.com/