Çaste poetike me poetin;Selim TAHIRI

Sa krenoheshim me ty

———————————-

Mbi shtëpitë e tua, rrugë, fushë e mal

Dielli, tërë arin e tij e kishte lëshuar

Dita ikte me përtesë, shumë ngadalë

Dukej se edhe ajo, në ty ishte dashuruar.

Si në pëllëmbë të dorës, të kisha ty përpara

Ballin po ma freskonte një fllad i lehtë

Te Shtëpia e Kulturës shikimin e ndala

Aty ku niste kënga, pastaj, ikte, merrte dhenë.

Sa krenoheshim me ty, sa gjallëri kishte atëherë!

Rrugëve tua, dëgjoheshin zëra deri n”mëngjes

Po sot, pse je kaq i heshtur, kaq i mjerë?

Ata që të braktisën, a do t’kthehen ndonjëherë?

/www.QendraPress.com/