Çaste poetike me poetin;Xhemkadri KASTRATI
EPITAF
—————————
Fare t’mos më qani ditën kur të vdes
T’më varrosni atje lart në mes lisash
Bashkë me të parët aty do të ju pres
Jam pa kapelë edhe pse mes plisash!
Një shenjë dalluese ke koka t’ma vëni
Jo pse ndoshta paskam qenë dikushi
Gjithë le ta dinë se i përkas këti vendi
Këtë gjuhë që flasim, fliste dhe Zeusi!
Le të jetë datëlindja ime para Krishtit
Diku nga fillimi i mileniumit të dhjetë
Përkundër dëshirës të jetojmë të lirë
Gjithmonë n’okupim na kaloi kjo jetë!
Edhe zoti e pranon se është e vërtetë
Që shqiptarët janë vendas n’këtë tokë
Kur këndej kalova thot këtu pashë jetë
N’këtë tokë të shenjtë u flen trup e kokë!
Kur t’më vizitoni dua shqip të më thoni
Ku po gjendesh sot ti mor burrë i dheut
Nëse është nevoja, nga varri më zgjoni
Që t’i dalim n’mbrojtje përsëri atdheut!
/www.QendraPress.com/