Çaste poetike me poeten;Lulëzime MALAJ
Ik i dashur…
—————————
Ik i dashur, ik larg, mijëra kilometra,
merre me vete t’ëmblën buzëqeshje!
Merri dhe sytë e bukur bojqiell,
merri edhe mijëra, të miat puthje!
Merri, dhe vuri zjarrin të gjitha urave,
stolave në parqe, çdo shtegu!…
Siç ju vure ylbereve ku takoheshim,
nën palmën tonë tek bregu!..
Fiki edhe yj’t – dëshmitarët okularë,
shkrije edhe diellin po deshe!
Mos mendo e mos pyet për mua,
fundosi edhe qiejt në dete!
Hëëëm…kisha menduar krejt ndryshe,
(Tani dhe ajri lundron në konfuzion)
se do të shkruanim së bashku,
kapitullin e fundit të historisë sonë!
Por fati është cinik ndonjëherë. Po ti!?
Ti ik, fat të uroj! Në djall të vej kjo bot’!
Po gjurmët në lëndinat e zemrës,
a do mundesh të m’i marrësh dot!?
Marr nga vëllimi, “Prelude dashurie”
/www.QendraPress.com/