Çaste poetike me poeten;Flora TEMAJ

Nostalgji

—————————–

Çapitem në mënatë,

agut ku kthjellshem,

ndihen cicërimat,

sytë e pa gjumë,

duan të shohin,

sall një rreze lindjeje,

tek vezullon drita,

zgjim të jetë shpresa,

nga cepi në cep,

nga pragu në prag,

në çdo qoshe, lëndinë a mal,

të ndihet ajo melodi,

që prek ashkun e shpirtit,

dita të fillon me nostalgji,

të kthehem në kohë të ndryshme,

ku si përfundim e gjithë jeta,

mbetet kujtim dhe dashuri.

/www.QendraPress.com/