Çaste poetike me poetin;Luan SHESHI

LUMË KËTEJ DET MATANË

(sarkazëm)

—————————-

Lumë këtej…det matanë,

pellgjet zhabat…ku i lanë…

Rreng kërcimesh kuturu,

me zhapinjtë janë shartu…

Specie e re zhab-zhapik,

prej asgjëje më s’kan frik…

Plot zullume ujë dhe tokë,

si këta më s’gjenë shokë…

Gjithçkangrënës ustallarë,

kallamishtesh bëjnë garë…

Eh,të ngopur s’kanë hiçë,

llumit zhytur këta dobiçë…

Kokën bosh, barkun fryrë,

çorbë’-thartuar pa yndyrë…

Lumë këtej…det matanë,

zhab-zhapinjtë ujët than

/www.QendraPress.com/