Çaste poetike me poeten;Eva Esat KACANJA
Më lër të gaboj…
——————————–
Oh, dallgë e egër,
Që ngrihesh plot furi,
E fshin gjithçka tjetër,
N’pasion e çmenduri.
Merrmë në vrullin tënd,
Klith , shkumo me mua,
Përkëdhelu,
tretu,vdis,
E derdhu si një krua.
S’ka kohë për t’u penduar,
Rrëmbemë në at’ tundim,
Poison i preferuar,
Që shpirtin çon n’amëshim.
Më lër të gaboj,
Të zgjohem n’gijotinë,
Kush pyeti për gjykimin,
Kur njohu dashurinë ?!
evakacanja
4.7.2024
/www.QendraPress.com/