Çaste poetike me poeten; Tixhe Rexha-GËRQARI
DUKE ECUR NË JETË
————————————
Duke ecur në jetë,
do rrëzohesh e do ngrihesh
do gëzohesh e do lëndohesh
do ngecësh e do vraposh
por kurrë mjaft s’do mësosh.
Duke ecur në jetë,
nga një fëmijë plot pafajësi,
në rini zemra do të mbushet dashuri
dikur një plak pas viteve duke u fshehur
i duket e shkurtër jeta
thuajse me të është takuar dje!
Jetës falni një dinjitet njerëzor
është e shkurtër, ik si meteor.
Duke ecur në jetë,
do të duket vetëm një not në det.
/www.QendraPress.com/