Fryma poetike e së dielës me poeten;Leta NINA
TURPI!
——————
Kërkova turpin.
Por nuk e gjeta.
Mos e kërko më thonë.
Ka përfunduar në plehra.
E ku ka turp turpi nga vetja.
I mbuluar me plehra.
I hedhur në kavaleta.
Të shpëtojë njerëzia.
Nga keto plehra.
Nxirre kokën o turp.
Të ta shtyp atë trup.
Sa do të rezistosh.
I zhytur ne plehra do përfundosh.
Nuk do shpëtosh!
/www.QendraPress.com/