Fryma poetike e së dielës me poeten;Shyrete DEMAJ

Malli im për ty

————————–

E degdisa mallin në tjetër univers..

E mua prapë etja më merr..

Mungojnë kujtimet shpirt i

vyshkur pa ushqim

Vakum pa ajër universi im

pa frymën tënde..

Më duhet ta kthej mallin

Të gjelbërohet mali

Të mbush det e oqean lotësh

Të ndez diejt e galaktikave..

Veç me një shkëndijë

Malli im për ty…

—————–

Dashuri e magjepsur..

—————————

Për atë puthje të ëmbël që vdes

të gjallë e ngjall të vdekur..

Jam tretur..

Më mbyt e më shkrin

ai vështrim si vetëtimë..

Më hipnotizojnë më bëjnë

magji ata sy…

E ndezur

E dehur në gjak më

je pleksur..

 Dashuri e magjepsur..

/www.QendraPress.com/