Fryma poetike e së dielës me poeten;Lubi H. TOTA

Kur t’kujtoj më rrjedh një lot !

——————————‐——————

Na ndau koha fort na largoj,

Si duron zemra nga ti me u nda ,

Atë ditë ndarje përherë mallkoj,

Pragun e ndarjes me lot kam la.

Kur të kujtoj me zor mbaj lotin,

Kujtoj buzëqeshjen që s’e shoh më,

Për ty lus çdo çast zotin,

Për një zog mali do t’çoj një zë .

Ike n’gurbet në perëndim,

Pa ty dhe dielli më ngroh më pak,

Kujtoj atë ditë, dhe lot përmallimi,

Si gurrë rrjedhnin, si fsheh aspak,

Një fjalë e ëmbël sa më mungon,

At’zërin tënd dua ta ndi,

O zot sa shumë na përvëlon,

Kjo ikje e heshtur e djemëve të ri!,

Nga zemra s’më ikën për asnjë çast,

E prej mallit zhytem n’mërzi .

Shpesh nga mërzia, me vete flas,

Ta dish, se jetën s’e dua pa ty.

Eja ,se vitet ikin e s’vijnë,

Ky prag, kjo derë të presin çdo ditë,

Eja se zemra s’duron vetminë,

Dhimbja për ty, tash po më mbyt ,,

Shkroi SULBIE .H. SHEHU

TIRANË / ALBANIA /

/www.QendraPress.com/