Fryma poetike e së dielës me poeten;Meri BO

Fjalët e mia të vjetra!
———————————-
Hap arkivin e fjalorit tim
të çliroj fjalët e vjetra te dalë mode.
Fonemat e tyre protestojnë
dhe duket se janë ende të forta.
I shoh dhe i rishoh në pasqyrën e memorjes
pêr të kuptuar
pastaj i mbledh, në një kuvend mirëkuptimi.
Ndonje fjalë arrogante
fshehur nga une diku ne mes, kërkon kompromise
dhe kështu vendos paqen
Mirë
Mjaft mirë.
Në vazhdim do më duhet
të bëjmë edhe ndonjë banket
për të harruar të djeshmen për t’ju ngritur humorin.
Fjalët që ndërtojnë kompromise
janë të mrekullueshme.
Më mirë keshtu
Apo jo;
Qê të mos zvarriten kënetash të lashta
në buzë të jargosura lajkatarësh
Dikush prej tyre duhet larguar.
Tani po
Une i vesha përsëri fjalët ato që mbetën
me pasqyra ndryshimesh.
Në sfond jam dhe unë.!
/www.QendraPress.com/