Fryma poetike e së dielës me poetin;Qazim THAÇI
Mall
———-
Kam një bjeshkë mall që të ulem këmbëkryq
Me babën Sylë, e të flasim shtruar e pa shibla
Të i them se liria e Kosovës erdhi. Por jo,
Si e kishim qejf ne te dy
Erdhi me pikëllim e shumë vaje nënash
Erdhi si një zog me plagë shumë
Erdhi ku të pafytyrët e shfrytëzojnë
Kurse të ndershmit mbeten nën hijen e lirisë
Mbeten ashtu madhështor e me halle shumë
Me borxhe e kalojnë jetën , dhe masin nderin
Me pëllëmbë ka dielli ,se ashtu u gatuan
Kam një mal, malli të ulëm këmbëkryq
Me kurbetqarin Sylë Brahimi e të kuvendojmë
Se jeta nuk përsëritet e nderi nuk shitet
Ti tregojë se dikur ishit pak në Allamani
E tash janë bërë shumë atje që plakin rininë
E ëndrrat ende këtu i shohin si ti
Kam aq shumë mall të ulesha më Babën Sylë
E ti flas për krejt këto zik-zake që liria i solli
Për të peshuar edhe fjalën edhe dashnin
Për Kosovën që aq shumë e deshte ti.
Edhe për plisin që nuk arrite ta mbash
Sepse nuk arrite as pleqërinë……
/www.QendraPress.com/