Lajmi Fundit: Raportohet se ka vdekur 26-vjeçari që ishte ther me thikë mbrëmë në’’ Bazhdarhane –të Prizrenit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e mbrëmshme në Prizren, në lagjen Bazhdarhane, ku një person ishte gjetur i shtrirë në tokë.
Siç u raportua viktima u gjet i shtrirë në një skaj të rrugës dhe se dyshohet se ishte i plagosur me thikë.
Sinjali merr vesh se viktima që u ther me thikë ishte Auron Thaqi, 26-vjeçar. I riu ka vdekur pas lëndimeve të rënda që ka marrë, e të cilave nuk ka mundur të ju mbijetojë.
Sipas dyshimeve të para, thuhet se disa persona e sulmuan viktimën, e lanë në rrugë dhe më pas u larguan.