Çaste poetike me poeten;Nexha REÇICA
MALL….
————————
Kam kaq kohë pa të parë
Zemrën shumë e më shumë ma robëron malli
Mall….
Një fjalë,një rresht,një varg-
Nuk është asgjë
Me mijëra fletë për ty mund të shkruaj
Por,a ia vlen
Mendohem….
Vargjet mallin,a mund ta shuajnë?
Mungesa e fytyrës sate
mungesa e zërit
mungesa e frymës sate
Mall.
Vetëm mall
Edhe kjo ujëvarë në sy
është mall
Mall për ty.
/www.QendraPress.com/