Çaste poetike me poeten;Bujana MALAJ
KREJT TANGARLLËK
—————————-
Nuk e di qysh ma dha truni
te po dal ditën ta humbi
tuj ec rrugës tuj fol me veti
a thu t’shkoj një herë te mbreti.
Eca eca tuj u afrue
një me ngjyrë foli me mue
ku po shkon moj ti e marrë
a nuk sheh se kush ka ardh?
e tan jetën kam prit n’rradh.
Edhe unë tha jam si ti
ti e bardhë e un i zi
unë do t’shkoj për kokërr t’qefit
ma ja mbyll gojën miletit.
Çerek shekulli n’Angli
mos ti th’rras një herë madhëri
m’renda portës një kalë i kuq
dhe kët rradhë dola krejt huq.
Prita prita takim po m’del
tuj përshëndet një kolonel
sot mbaroj thotë pritja e mbretit
hajde nesër për kokërr t’qefit.
Tangarllëk kryet përpjetë
shkova n’shpi tan qef e qef
kam taku ma t’madhin mbret
dikush m’pyeti a ta shtoj jetën
dënim t’njëjtë e kemi vdekjen.
/www.QendraPress.com/