Çaste poetike me poetin;Rudi BERISHA
ATA U KTHYEN TË DËSHPËRUAR
(Mesazh për mashtruesit, tradhtarët e kombit)
—————————————-
Dikur në rrugëtim ishim shumë,
Po udhëtonim drejt shtigjeve
Nëpër tokën e atdheut tonë,
Po, udhëtonim nëpër Shqipëri.
Disa këmbët ju thyen gjatë rrugës
Ca të tjerë i kishin pjatat në Serbi
E disa po udhëtoni me krahë të korbave
Pak mbetem që të punojmë për Shqipëri.
Rrugëtimi ynë ishte shumë i vështirë
I mbushur plotë më sakrificë në jetë
Ata që erdhën këtu, për të marrë diçka
Ata u kthyen të dëshpëruar në shtëpi.
Nuk u ndalëm edhe kur stuhia na goditi
Edhe kur na fyen e na shan ata të mjerët
Ne i bëmë ballë të gjitha atyre akuzave
Se më, më rëndësi është toka jonë Shqipëri.
Ata u munduan të na lënin në vetmi
Që udhët tona t’i kalojmë krejt vetëm,
Por vetmia na bëri që të mësojmë shumë
Që të dallojmë të vërtetin nga tradhtari.
Kur dielli skuqi qellin e toka u ngrohë
Errësira i përpiu të gjitha plagët tona
Ne ende jemi të veshur me rroba të bardha
Që gjaku na kullon e trupi vepron për Shqipëri.
Kur hëna e bardhë na bënë me sy nga larg
Disa mundohen të mbulojnë me mëndafsh
Me ngjyrën e zezë të tokës e të kohës që jetojmë,
Por kurrë nuk mund të na ndalojnë hapin tonë
Që të punojmë për të ribashkuar, nënën Shqipëri.
/www.QendraPress.com/