Çaste poetike me poeten;Leonora N. LOKAJ

Të gjithë presim diçka

—————————————-

Dikush pret të çelin lulet në fustanin e një gruaje

Dikush pret t’ia vizatoj rrugën Zoti, për të ecur tutje

Dikush pret që të mos i dhemb vetmia, thjeshtë t’i kaloj

Dikush pret vjeshtat, që të bëhet gjethe e rënë përtoke, nën këmbët e dikujt

Dikush pret ta prekë kujtesën e një burri

Dikush pret fundin e një filmi në Netflix, ta shoh aktoren që i ngjanë gruas që i zbriti në shpirt

Dikush pret t’i çelë fati, edhe pse jeta është bimë e çuditshme

Dikush të vetmen gjë që pret, është një përqafim para se ta zë gjumi i vdekjes…

/www.QendraPress.com/