Aktivitete javore në komunikacionin rrugor ne rajonin e Prizrenit
Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 01.07.2024-07.07.2024,në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’ ’kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna në rajonin e Prizrenit tregon zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren Vesel Gashi . Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar dymijë e njëqind e shtatë (2107) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: • Hetimi i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar, • Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për pesë (05) ngasës, Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.