Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Gëzim AJGERAJ
DY QASJE
———————
Të futësh atdheun në xhep
Apo t’i japësh gjak e asht
Janë dy qasje
Binomit të të kundërtave
Ecën treni i të sotmes së atdheut
Fatkeqësisht
Ata që e ngritën kalanë e dritës
Ikën lavdisë
Pak i mbetën atdheut
Shumëkush u bë ushujzë
E pi gjak damarëve të atdheut
E ti zgjedh vetë
Njeriu i mirë
Me kë do të përqafohesh
2020
/www.QendraPress.com/