Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Mirela LIPO
Eja sonte !
————————-
Në këtë natë të bukur e te qete!
yjet magjishëm po shkëlqejnë.
Ti më sjellë një poezi
që do t’ma frymëzoje zemrën .
Ti me sjellë gëzim dhe shpresë ne jeten time.
Eja sonte !
Të shkruajmë , historinë e dashurisë ,
Të mbajmë dritën e shpresës afshëm te ndezur përjetë .
Të qëndrojmë bashkë në gezim e vështirësi ,
Së bashku të ndertojme nje bote. me lumturi.
Eja sonte…
bëhu një errësirë e vogël në dritën e natës .
Në dritën e hënës ku nen heshtjen e nates zemra rreh vetem për ty.
Eja sonte.!
Të fluturojmë në ëndrrat tona nen hijen brilante të yjeve ,
ku zemra rreh me rritmin e dashurisë.
Eja sonte !
Të shkojmë larg në botën e ëndrrave ,
ku zemra jonë fluturon lirshëm në qiellin e pikturuar me yjet.
Eja sonte.!
Të krijojmë bashke histori të reja,
ne kete nate te qete, aty ku zemra rreh
vetem për ty.
Eja sonte…
Nën hijen e hënës të qetë ,
të fluturojmë bashkë
në boten e endrrave, ku zemrat tona do te gjejne paqe e lumturi.
Nën yjet e qiellit
zemra jonë rreh si një melodi e bukur.
Eja sonte!
Të shkojmë në udhëtimin tonë magjik.
ku ëndrrat ti bëjmë realitet,dhe dashuria
Të ngelë një udhëtim
pambarim…
/www.QendraPress.com/