Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Skender BERISHA
MOS MË PYET GJË
———————————
Mos më pyet gjë as për dje as për pardje
për mllefin e mbledhur për grindjet tek tuk
verë më quaj blerim i djegur i etur
ende mbahem jam po ai poeti i vjetër
kanë ecur vitet po mua syri s’më bën vërrr…
shokët më thërrasin veç eja o Skender
sot nën hijen e shtogut të madh do të rrimë
s’përmendim kë veç një govatë birrë e pimë
6 korrik 2016, Prizren
/www.QendraPress.com/