Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Maxhun OSMANAJ
BËN VAPË
================
Bën vapë në arën e shpirtit
Rrezet përcëlluese kanosin deri në tharje
Shiu i harresës si kasnec më harron
Arratisem t’i gdhend kujtimet
Me skalperin e kohës
Por kujtimet s’pranojnë fate të deformuara
Kemi mbetur në pritje për një shi
Që freskon zemrat e etura
Mos të tjerrim vapën e harrimit
Që pret për të na dënuar
Sa herë po mbytem n’gjolin shikim
Pranë një liqeni në heshtjen e vet
Kafshoj vetminë , takimi ynë dikah rrëshqet
9 korrik 2024
/www.QendraPress.com/