Fryma poetike  e së mërkurës me poeten;Esmeralda BREGAJ

Unë dhe zemra

—————-

Ahhh sikur

T’ja hiqja kemishën zemrës

Do shpërthente flakë

Si vullkani në Etnea

Shtruar do iknin dhimbjet

larg.. shumë larg!

Do kapërcente rrugicat

Me Lule zbukuruar

Do u fliste gërmadhave

Me histori rënduar.

Drejt detit përqafuar

Dhimbje e shuar

Kriposur

Trullosur

Skenë e përsosur.

Moj zemër

S’ke faj

Të humba në dimër

Të gjeta në behar.

Ia Hoqa këmishën zemrës

Vallen e uqërve kërcyem

Dehur

Dashuruar

Me ditët që do të vin pas..

Të panumërta e pamasë

Veç të miat!

Alda

Esmeraldabregaj.com

/www.QendraPress.com/