Çaste poetike me poeten;Lola SHEHI
ZGJIM
—————
Sa e vështirë është të zgjohesh pa ty
Zgjohesh e drobitur si zogu krahëvrarë
Duar të ënjtura e rrathë gri nën sy
Gjerdani rreth gushës të bëhet litar.
E quan zgjim dhe pse s`ke fjetur
Dhe pse e di se gjumi asnjë minutë s`të ka marrë
Me shpirtin plagë që veson dhimbje
Kërkon nën jastëk ëndrrat si e marrë.
Ëndrra bën shtrigën, qeshet e luan me ty
Si kaçake pasmesnate në shtrat paska ardhë
Ca gënjeshtra të ëmbla të ka qëndis mbi sy
Ndërsa ti i mban lojën, shtiresh e hiqesh borëbardhë…
Zgjim, sidoqofsh
Ardhsh i bardhë!
/www.QendraPress.com/