Çaste poetike me poeten;Miranda Mira PLAKA

Kush je ti o moji tu bëfsha

———————

Lozonjare e mire femër

Elegancën mban ne shpirt

Elegancën ke ne zemër

Kush je ti o moji çapkëne

Qe del natën ndrrin si hëna

Me çfarë qumështi te mëkoji

Ty moji xhane aman nena

Pa me thuaji moji buzë burbuqe

Cili zot ty te krijoji

Qe ti besh meshkuj e burra

Per ty te derdhin lëngë nga goja

I ke len te gjithë moji zëmër

Te habitur goje hap

Ti përgjigje kthen ne heshtje

Lule jam lulen se jap

Kush je ti moji e uruar

Qe me del si yll i shkruar

Burra djem o moji shejtane

Jububu ci ke tërbuar

Cben kështu moji bukuroshe

Femër zonje po lajkatare

Te gjithë duan uji nga ty

Uji ne shosh dhuron mi lale

Pa a mbanë shosha uji

Asnjë pike mbi te sqendrron

Ja kështu moji bukuroshe

Te rinje e pleq po i tërbon

Sikur rreze je punëtore

Femër nure shembullore

Me lezetet për mbi supe

Mend e kokës sec na i more

Tjetrri ty te ka per grua

Tjetri ty moji lule bore

Digjet nga lezetet e tua

Mendjen zemrën ti ja more

Te vjen vërdallë me te zënë dashnore

Po ti prapë o moji mirsi

Merr e pi një gode raki

Ja nis këngës me te qeshur

E përgjigjen ce jep ti

Mos u lodhni meshkuj burra

Për dashnore sme zë asnjë

Se un jam dashnorja e burrit

Zonje besnike ne krate e ti

Eh moji femër si val deti

Ndaji shkëlqen me bukuri

Te zbukuron moji e mire

Nderi besa te janë stoli

Hallall babai e nena qe te kane

Ty për bi qofsh bekuar

Moji e bukur paç ne jete veç lumturi

/www.QendraPress.com/