Çaste poetike me poetin;Myrtez ASLLANI
BILBILI I VETMUAR
———————————-
Në degë të trëndafilit
bilbili cicëronte,
ndoshta shokun e vet
ai e kërkonte.
Nuk vonoi shumë
bilbili tjetër erdhi
ky që e priste
me sqep e përkëdheli.
Sa më erdhi mirë
që këta u bashkuan,
derisa shumë njerëz
jetojnë të vetmuar.
Njerëzit mendjemëdhenj
e përbuzin lumtuinë
dhe nga ky shkak
shpesh e gjejnë vetminë.
Kur je në vetmi
zemra të copëtohet,
shpirti dhe zemra
gjithmonë të helmohet.
/www.QendraPress.com/