Çaste poetike me poeten;Razielda HITAJ
Ëndrra, ku ta gjej kur zgjohem?
————————————
Mirë ëndrra po Ai, ku vajti, ku i dëgjohet fryma, psherëtima ?
Kryelartësi që ha fletë zemre,
distancë që bën të pamundurën të dëgjohet rënka,
vetmi që lodh deri në sfilitje shpirtin,
që çorodit mendjen e turbullon shikimin!
O zot sa do zgjas kjo torturë,
kur do dëgjoj zërin e munguar,
kur do i dëgjoj frymën,kur do humbasë syri te syri ?
Hënë,hënë që ikën lodhur,
Sa do presë pa e parë
Mos m’pyet ç’far ka ndodhur
Mos më pyet ç’plumb kam marrë…
/www.QendraPress.com/