Çaste poetike me poeten;Ajete POVATA
PIKA PIKËLLIMI PIKOJNË
————————————
Në mëngjese të gëzuara,
Pritjesh të stërzgjatura,
Dielli u mbulua me re,
Netëve të trishta vargëzuar,
Natyra e bukur
U dhuron ngjyrë terri,
E shiu me lotin përzier,
Tokën dhe zemrën ujitin,
Dhimbja dhe errësira
Pika pukëllimi pikojnë,
Poeti mbyll dorëshkrimin,
Ku je koha ime, bërtet!
Përplas në mur kokën vret.
Nga libri –
“Fshehtësitë e heshtjes
/www.QendraPress.com/