Kurti priti ambasadorin turk biseduan për zhvillimet e fundit në vend.
Kryeministri iKosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se kryeministri Kurti dha ambasadori turk diskutuan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.“Ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Turqisë ditë më parë”, thuhet në njoftim.