Ansambli ” Lidhja e Prizrenit ” përfaqëson e denjësisht e Prizrenit  në Abu Dhabi.

Festivali ndërkombëtar i valleve i cili organizohet  në Abu Dhabi të Emirateve te Bashkuara Arabe ka mledhur shume shtete nga mbarë bota si nga : India, Paraguai, Peru,Azerbejxhani,Egjipti, Meksiko ,ndërsa qe nga Ballkani merr pjesë Ansambli ” Lidhja e Prizrenit ” Kosove. Përkundër temperaturave te larta me mbi 50 gradë, te gjitha aktivitetet kulturore në Emirate mbahen ne ambiente të mbyllura duke mos e vërejtur fare edhe vapën e madhe qe e ka kapluar këtë vend. Tregon kryetari i ansamblit Jeton Qafleshi. Ai tregon se  Ansambli ” Lidhja e Prizrenit ” po fascinon të gjithë të pranishmit me paraqitjetet e tyre impozante dhe karakteristike te vendit ton. Ne po paraqitemi jashtëzakonshëm repertori i valleve tona është shume i pasur dhe përfshin te gjitha trevat shqiptare por edhe te qytetit te Prizrenit ne veçanti. Festivali filloi nga data 5 korrik dhe do të përfundoj me datën 14 korrik , ku me datë 15 korrik edhe do te realizohet kthimi i ansamblit për në Kosovë. Përveç aktiviteteve në këtë festival gjigand , ansambli ka bere vizita shume të rëndësishme edhe ne DUBAI si dhe ne Shargjah me ç’ rast jemi pritur edhe nga presidenti i institutit te trashëgimisë kulturore ne Shargja, institut ky i cili AKV ” Lidhja e Prizrenit ” ishte pjesëmarrëse ne festivalin e organizuar ne vitin 2022. AKV ” Lidhja e Prizrenit ” tashmë ka prekur majat e suksesit ndërkombëtar ku vetëm me 18 vite përvoje ka arritur shume suksese dhe rezultate si në arenën vendore ashtu edhe ne atë ndërkombëtare.