Çaste poetike me poeten;Suzana GJERGJI
Muzë e vargut u bëre ti
—————————-
Tek zura në thua diku në mes largësive të shpresës,
humba vargun padashur në kërkim të vetës.
E braktisa majave të bregoreve,
vargun tim e lash pa frymë,
gjërsa isha në kërkim.
E harrova diku në udhëkryqe mjegulluar,
Atje e varur pret ca kohë,
vargu heshti nuk lëshoi zë.
E humba vargun e nuk e gjeta as vetën
duke matur diellin me shi.
Vargu im foli befas në agoni, atje thellë në sytë e tij,
gjeje muzën përsëri.
/www.QendraPress.com/