Çaste poetike me poeten;Blerina BEHARI
DASHURI VIJASH
————————————-
Tangjente të lodhura ndër meridianë
paralele ngatërruar,
vija e parfumuar,
kapur për dore shkronjat,
bashkuar në skaje brinjësh.
Frymëmarrja shtohet
në errësirë,
këndet lodrojnë̈ të etur
në formimin e gjashtëkëndëshit të përsosur;
pikëtakimi në nyje.
Puthitje figurash në ekstazë,
syprina të lakuara në dysheme,
fshehur në centimetra figurash,
mozaikë̈ shëtitjesh;
obelisk parantezash.
Blerina Çifliku Behari
(Infinit)
/www.QendraPress.com/