Fryma poetike e së dielës me poeten; Rajmonda Shyta KOLVANI
Ditë e re
——————————
Agimi erdhi me hap të lehtë,
Më zgjoi nga gjumi me ledhati,
E ndjeva trupin, të lehtë, të qetë,
Përtërirë shpirti, mbushur freski.
Dhuratë më fali, ma nisi ditën,
Me lumturi , plot mallëngjim,
Thell shpirti mbushur me gaz e dritë
Lart sytë i shpie, drejt Zotit tim.
Dhe doli dielli që të sundojë,
I veshur mbret, shkëlqen flori,
Dhe rezet zjarr nis të dërgojë
Në shpirt të gjolit, në thellësi.
11/7/2024
/www.QendraPress.com/