Çaste poetike me poeten;Zize Liza PEPSHI

Puthje e tërbuar

—————————

Në ëndërr erdhe në shtratin e dashurisë

Dhe befas puthe qafën time

Më buzë t’etura t’burrërisë

Kafshove ëmbël buzën time!

Avullnajë ndjenjash nga puthjet e tërbuara

Filluan trupat t’i ngacmojnë

Ofshamat e dashurisë mbetën të ngujuara

Dhe lutëm Zotit nga ëndrra t’mos na zgjoj…

/www.QendraPress.com/