Çaste poetike me poetin;Agron SHELE

Vajza e ujqërve

———————-

Atij lumi që shkon rrjedhave të frikshme

një vajzë…,

rrethohet nga ujqër që kërkojnë gjak,

por jo pafajësinë e përbotshme të dlirësisë që prek gjer në dhimbje.

E mbështjellin me dashurinë më të madhe

vëshimeve të turbullta ujërave turfullim

teksa llërët përvesh e gjunjët prekin stërkalat e bardha,

më shumë se një pëkujdesje që kapërcen njerëzoren

për brishtësinë që duan të kafshojnë demonët.

Atij lumi, bora prek me fjolla nën qerpikë

bardhësinë e viseve të Veriut,

ndërsa princesha vallëzon çmendurinë e kësaj bote

mes egërsinë së zbutur dhe bukurisë që shndrit!

Asaj lugine endet një legjendë

që krahë u dha Engjejve fluturim;

ata në përpjekje për të shpëtuar shpirtrat

ajo një shkrepëtimë për të ndriçuar qiellin.

@sheleagron

/www.QendraPress.com/