Çaste poetike me poeten;Esmeralda BREGAJ

Bullafiqja ime

————————-

Kur isha e Vogël

Mbaj mend një çupë bullafiqe

E qetë si lumi kur flinte

E butë si pambuku kur fliste

Si kumbull vlonjate të ngjiste.

Tullumbace katërkëmbëshe

Hidhu dridhu nëpër ëndërra

Dhe inat mbante me yjet

Se fshiheshin mbas gjetheve të rrushit

E nxehej si flaka e prushit.

Po prit pak moj bullafiqe

Sy pa trembur nëpër shtigje

Nuk u lodhe

Nuk u çlodhe

Ëndrrat në dorë i mbështolle

As nuk prite .. ku i hodhe?

Si I pe, si I përcolle.

Nëpër shkallë i kape yjet

Dhe u lidhe dorë per dore

Si sorkadhja nëpër kodra

Vargjet e para shkrove.

Tani kthehem mbrapa

Malli më kap për ty

E mundohem të të gjej

Por sot më gjete ti.

Bullafiqja ime .

/www.QendraPress.com/