Çaste poetike me poetin;Xhemkadri KASTRATI
ZEMËRPRISHURI
————————————–
Duket të jetë engjëll me të ëmbla fjalë
Kur shkon rrugës, se shkel milingonën
Por n’vepra të tia del të është një djall
Ju dha mundësia do e vret dhe hënën.
Duket të jetë engjëll e s’le gjë pa bërë
Mendime të ndryshme i sillen në kokë
Dhe të bëmat e tija janë një jetë e tërë
Nuk di a do t’mundet ta duron kjo tokë.
Duket të jetë engjëll po është vet lugati
Duart mban nga qielli, me lutje s’ndalon
Bën gjitha t’zezat që i shkojnë për shtati
Pas punëve të ndyera, kokëlartë aminon.
Duket t’jetë një engjëll, bëhet si profet
E urdhëron diellin ta ndalon shkëlqimin
Kërkon qiellin që ta mbajë n’dorë t’vetë
T’gjitha i bën natën, zhduket me agimin.
Duket si një engjëll me figurë t’njeriut
Si lejon lumenjtë që të derdhen në det
Edhe erërat t’fryejnë në drejtim t’veriut
Po nuk iu bindën, me dorë të vetë i vret!
Duket sikur engjëll, fshihet nën guaskë
N’shi e nën rrebeshe, se ndalon as moti
M’habit si su rrëzua e ta then atë maskë
Këta “engjuj” si duket i harron dhe zoti!
/www.QendraPress.com/