Çaste poetike me poetin;Setki Q, JASHARI
Hipokritja…
———————-
Nuk e di moj mike, se pse po m’duket
Sikur ju keni dëshirë, të luani me mua
Dashurisë së vërtetë, askush si druhet
Ti sillesh si hipokrite, kur t’them të dua
Pa më bredh rrugëve, si një sorkadhe
Më hiqesh dhe si një “zonjë e madhe”
Se Zoti të ka dhënë elegancë, bukuri
E s’le mangët rastet, pa u shfaqur ti
S’më tepron koha mua, me ty të merem
Në eglendiset tua, s’dëshiroj të vdirem
Më thuaj dhe ti, më do, apo s’më do mua
Sepse kam jetën time, dhe e bëj si të dua
Moj hipokrite, ti ngjason si lulet pa erë
Të braktisën dikush, e të merr një tjetër
Jeni plaçkë pazari, nuk keni asnjë vlerë
Të ka rënë çmimi, baras me një pjepër
Ke gjet ca bojra, më lyhesh e zhgryhesh
Se kupton se vitet ,të kapën pesëdhjetë
Se kupton se ty rinia, t’ka ikur për leshë
Se s’është jeta, veç me këmbët përpjetë
Ti se kupton dhe veten gjithmonë gënjen
Si pelat e hasdisura, veç ashtu të pëlqen
Pa do të bredhësh ti, nga parku në parkë
Të gjesh një viktimë, të të ftojë për darkë
Do të ikin vitet, ti do të mbetesh e vetmuar
Një mbrëmje vonë, do të më kërkosh mua
Jam i sigurt se ti, do të ndihesh e trishtuar
Kur të më shohësh mua, me një zonjë grua
/www.QendraPress.com/