Çaste poetike me poeten; Mejrem Kajolli TUSHA
PIKTURA E SUVALËVE
—————————————-
Mbrëmjet e vonuara të verës
lundrojnë mbi retë
Mëngjeset e hershme
komponojnë melodi erës
Freskitë të puthjes përrallore
zgjojnë dashuritë e fjetur.
Ritmi i kohës pushon
kur dashuria merr fjalë
Në rërën e bregut
suvalët e detit pikturojnë
përqafimet e akrepëve
Zemrat e dashuruar
kohën e mbijetojnë.
/www.QendraPress.com/