Çaste poetike me poeten; Selvije KADRIU
NJË DITË
———————
Një ditë do të kthehesh
E unë nuk do ta di
Ai pluhur i mbetur nga unë
Do të tretet
Në ujin e atij lumi
Të cilit nuk ia kam zili
Ajo dhimbje që e mora
Me vete
A thua do ta frikësoj
apo do të lozë
Vallen e fitores
I dehur nga ajo marrëzi
SK, 12.07.2024, Kamenicë
/www.QendraPress.com/